Harresa“shpëtuese”

A është harresa një strategji e pavetëdijshme, vetëruajtëse, për të mbrojtur vetëdijen kur pesha e realitetit bëhet mbytëse? Nëse kemi një shpjegim dhe përgjigje shkencore për trupin dhe mendjen e njeriut, kemi vetëm një pyetje sfiduese të ndrojtur në rastin e shoqërisë. Harresa “shpëtuese” është ndoshta sfida e vërtetë e të kuptuarit të së shkuarës.

Kjo është një histori e vërtetë, ose më saktë një histori e përjetuar vërtet. Një histori pa një fund të lumtur dhe pa hero ngadhënjyes. Historia e një të shkuare të pambyllur dhe të hapur pafundësisht ndaj mundësisë të së keqes së jetuar, por të pakuptuar.

Ermal Hasimja